Ushtrimet nė shenjė tė Luanit


Ushtrimet nė shenjė tė Luanit Duartrokitjet frenetike jehuan nė ēastin kur u dėgjuan ritmet e muzikės me rastin e paraqitjes sė boksierit Luan Krasniqi, nė trajningun publik. Dhe kur boksieri nga Rottweili u ngjit nė ring, ishte ngazllim i pamasė i tė pranishmėve.

Tė gjenden aq afėr heroit tė tyre, pėr shumė sish ishte njė pėrjetim i veēantė. Krasniqi poashtu kishte diē pėr tė thėnė. Kur pėrfaqėsuesi pėr media i Universum-it Christof Hawerkamp e pyeti pėr luftėn e zhvilluar me Thompsonin, Luan Krasniqi ishte vetkritik, por simpatizuesėve tė tij u premtoi se tė shtunen do tė zhvilloj njė luftė tė tillė qė me rezultatet e fundit nuk do tė mund tė krahasohej kurrsesi.

Ai do tė sulmoj dhe do tė luftoj pėr tė fituar. Publiku, tė shtunen do tė sheh pėrsėri atė Luan qė rėndomė jan mėsuar ta shohin, tha Krasniqi. Shikuesit ishin tė ngazllyer.

Poashtu edhe me rastin e prezantimit tė elementeve tė ushtrimeve, u dėshmua se pse aq shumė aderues ka ai. Gjithnjė kishte pėr tė thėnė ndonjė fjalė tė shkurtėr pėr tė pranishmit. Pėr Krasniqin, prania e shumė shikuesėve ka domethėnie tė veēantė: „ Nėse kėtu arrijnė kaq shumė njerėz, tė mė takojnė, pėr mua kjo paraqet njė nder tė veēantė. Prandaj si mund tė mos bisedoj unė me gjithė kėta?“.

Poashtu edhe pas zbritjes sė Luanit nga ringu, dhe arritjes sė Dimitrenkos, pėr boksierin e kategorisė sė rėndė nga Rottweili, nuk mbaroi kėtu. Gjithnjė e mė shumė rrethohej ai nga masa e shikuesėve tė tubuar. Ishte kohė pėr ndarjen e autogrameve, fotografive, pėr njė bisedė tė shkurtėr. Arritėn tek ai edhe ekipet televizive dhe tė radios, qė e intervistonin atė.

Nė fund mund tė thuhet se trajningu publik, u zhvillua nė shenjė tė Luan Krasniqit. Pėr boksierin ishte kjo njė ndjenjė e veēantė qė bėri tė kuptohet se kėtė sportist me renome, njerėzit e nderojnė, respektojnė e duan dhe e mbėshtesin pa rezervė. Njė pjesė tė kėtij nderimi, Luani do tua kthej tė shtunen nė ring, me ē`rast do tė boksoj kundėr Dimitrenkos dhe do tė arrij fitoren.

(121108)


zurück zu News