Synim pėr tė ngadhnjyer


Luan Krasniq, nė konferencėn pėr media tė organizuar nė Ludwigsburg, e bėri tė qartė se dėshiron tė boksoj pėrsėri dhe synon pėr tė ngadhnjyer.

Kundėr Jonathan Banksit, mė 26.02.2011 nė Ludwigsburg, gjithėsesi duhet tė arrihet fitore dhe pastaj do tė luftohet pėr titullin e kampionit botėror nė kategorinė e rėndė.
Krasniqi e qartsoi se ky qėllim e trimėron: „Unė i rikthehem ringut, ngase mė ėshtė dhėnė rasti pėr tė luftuar pėr titullin e kampionit botėror“.

Biletat pėr kėtė duel mund tė sigurohen nė: http://www.eventim.de/

Fituesi i duelit tė ardhshėm nė Ludwigsburg do ta ket mundėsinė tė boksoj kundėr njėrit nga vėllezėrit Klitschko pėr titullin nė kategorinė e rėndė tė boksit. Pėr Krasniqin, ėshtė ky, edhe njė herė njė rast i madh tė cilin dėshiron ta shfrėzoj: „Unė synoj njė duel me njėrin nga Klitshkot pėr ta fituar shiritin e kamionit botėror.“

Arsyeja ėshtė e qartė: „Dėshiroj ta kompenzoj atė qė nuk e arrita kundėr Brewster“.

Fjala ėshtė pėr ta fituar shiritin e kampionit dhe tė njejtin pėr tia sjell Gjermanisė. Kundėr Brewster, boksieri nga Rottweili, luftoi nė saje tė pėrparėsisė sė dukshme me pikė. Por nė raundin e nėntė, referi i ringut e ndėrpreu duelin.

Pėr Krasniqin, fatkeqėsia e atėhershme ishte mė e rėndė se njė KO teknik, ndaj ai i gėzohet mundėsisė qė edhe njėherė tė jetė nė lartėsinė e synuar: „Unė jam i lumtur qė mė ėshtė dhėnė ky rast“.

Kundėrshtari tashmė dihet dhe Krasniqi me plotė vetėdije i ėshtė qasur kėsaj detyre tė rėndėsishme. -„Unė i kam pėrjetuar tė gjitha lartėsitė dhe rėnjet e sportit tim“, thot Krasniqi i cili kundėrshtarin nuk e merr si punė tė lehtė.-„Unė e respektoj Johnathonin si kundėrshtar serioz“, thot ai.

Kur njeriu ka parasyshė kėto fjalė tė Krasniqit, e pėrshkon ndjenja se ky sportist me renome e din se pėrse ėshtė fjala, prandaj mbetet pėr ti dėshiruar nga zemra qė tė pėrmbushet dėshira e tij dhe e aderuesėve tė shumtė.

 

(141210)


zurück zu News