Start i mrekullueshėm -
pėrfundim i idhėt



Qė nė start u vėrejtė tek Luan Krasniqi se ai synonte ngadhnjim ndaj edhe ėshtė qasur si fishekzjarre. Por nė raundin e tretė, pas njė goditje nga kundėrshtari, ishte mbarim i luftės, luftė e cila ka mundur tė jet lufta mė interesante e vitit nė kategorinė e rėndė nė sportin e boksit nė Gjermani.

Goditje kjo qė, sipas Klaus Peter Kohl ėshtė „goditje mė e shpeshtė nė boks”, kushtėzoi pėrfundimin e parakohshėm tė luftės, pėr tė cilėn Luani nga Rottweili, bėri pėrgatitje tė mėdha.

Kjo ėshtė edhe mė e idhėt ngase Krasniqi sipas qė tė tre referėve vlerėsues ishte nė avantazhė me 3:0 pikė dhe se deri nė pėrfundim tė raundit tė tretė kishin mbetur vetėm edhe pesė sekonda tė cilėt ai duhej ti pėrballonte.

Por, njė goditje e tillė tė cilėn njeriu nuk e pėrballon dot brenda njė kohe tė shkurtėr shkakton ērregullim dhe pėrkundėr dėshirės dhe forcės, nuk arrin dot tė ngritet. Firat Arslan- njė specialist nė ēėshtjet e goditjes sė tillė, pas meēit tha se “kjo zgjat dy orė, derisa njeriu mund tė bėj diē”.

Deri nė ēastin e kėsaj godtitjeje tė idhėt, Luan Krasniqi iu kundėrvu tė gjithėve tė cilėt kėtė luftė e shikonin me pesimizėm, sepse qė nga sekonda e parė ai marshonte pėrpara dhe ishte dominues nė kėtė luftė boksi. Si edhe ishte paralajmėruar, ai ishte pėrsėri ai Luan nga Rottweili i cili u ngjit nė ring dhe nė formėn e tij e ngazlleu publikun e pranishėm.

Dhe jo vetėm simpatizuesit e shumtė tė cilėt e mbėshtetėn zėshėm Krasniqin me rezultatin e tė cilit u ngazllyen, por edhe Felix Sturm, i cili pas kėsaj lufte, deklaroi: „Njė gjė e tillė mund ti ndodhė secilit. Kjo i ka ndodhur Lennox Lewis dhe shumė kampionėve tjerė. Luani duhet tė mburret me rezultatin e tij“.

Poashtu edhe Regina Halmich foli me admirim pėr Luan Krasniqin: “Ai ishte shumė i mirė.Ky ishte ai Luan i vjetėr“. Kėta kampion sikundėr edhe simpatizuesit e shumtė tė entusiazmuar, qė nuk deshėn tė dėgjojnė pėr tėrheqje, pas meēit deshėn qė tė jenė sa mė afėr heroit tė tyre.

Luan Krasniqi pas kėtij meēi deklaroi: „Sėpari mė duhet qė nė qetėsi, me familjen dhe njerėzit e mi qė mė jan afėr ta bisedoj e pastaj do tė marr vendim pėrkatės“.

(151108)


zurück zu News