Fėmijėt janė fitues



Mė 16.11.2013, nė Arenėn MHP-nė Ludvigsburg, u zhvilllua njė mbrėmje grandioze sportive. Para njė mase tė ngazllyer shikuesish, ndėr tė cilėt shumė emra tė njohur si Udo Lindenberg, Rea Garvey, Andrea Berg, Sebastian Krumbiegel, Anna Maria Mühe, Ralf Möller, Henry Maske , Sven Ottke, Markus Beyer, Regina Halmich dhe shumė tė tjerė, Luan Krasniqi, arriti ta mposht kampionin botėror nė nė “Thai Box”, nė duelin e zhvilluar me moton „Njollat e kaltėrta pėr qėllime sociale“ dhe kėshtu tė fitoj shiritin e titullit tė ri "Charity World Champion"

Boksieri i kategorisė sė rėndė nga Rottweili, arriti qė gjat tetė roundeve kundėrshtarit tė tij, udhėheqėsin e pėrgjithshėm tė Porshe-s dhe kampionin e shumėfisht nė “Thai Box” Uwe Hück, tė mos i jep asnjė rast. Dhe, kush mendoi se kjo do tė jet njė luftė shou ėshtė mashtruar ngase, qė tė dy sportistėt e kategorisė sė rėndė luftuan me koncentrim tė lartė dhe me synimin e grumbullimit tė parave pėr qėllime humanitare.

Se me sa seriozitet i janė qasur kėsaj ēėshtjeje, u dėshmua qė nga pėrgatitja; pėr Luan Krasniqin fitoi Hans-Jürgen Witte kurse pėr Uwe Hück, fletoren nė mbrėmje e morri Ulli Wegner.

Shikuesit ishin tė ngazllyer gjatė tėrė kėsaj mbrėmje qė pėrshkohej me duele tejet tė mira tė boksit dhe organizime tė ndryhsme. Nė orėt e vona, Luan Krasniqi ishte ngadhnjyes me pikėt e fituara. Me mbėshtetje frenetike tė shikuesėve tė tė dy sportistėve, Krasniqi konstatoi me kėnaqėsi se kjo mbrėmje mbi tė gjitha kishte njė fitues: fėmijėt.

Tė ardhurat e realizuara tė kėsaj mbrėmjeje ndahen nė dy pjesė tė njejta dhe u dedikohen SOS-Fshatit tė fėmijėve qė vite me rradhė dhe nė mėnyrė aktive e mbėshtet Luan Krasniqi dhe Fondacionit pėr mėsim tė Uwe Hück.

Kjo mbrėmje madhėshtore, do tė mbetet nė kujtim tė gjatė. Uwe Hück, madje, nė ring, e ftoi Luan Krasniqin pėr njė meē revanshi. Dhe ata qė e njohin sportistin nga Rottweili me zemėr tė madhe e dinė se egzistojnė shanse tė mira qė pėr qėllime humanitare, tė zhvillohet mesiguri edhe njė dul. Shikuesit dhe fėmijėt, kėsaj i gėzohen qė tash.

 


zurück zu News