16 nėntori
gjithnjė e mė afėr



Data e 16 nėntorit po arrin gjithnjė e mė afėr e me kėtė edhe termini pėr eventmentin e Charity-boksit "Blaue Flecke für soziale Zwecke“ (Shenjat e kaltėrta pėr qėllime sociale).

Luan Krasniqi sipas Udo Lidenberg, Peter Maffay, Ralf Möller, Wendelin Wiedeking dhe shumė tė tjerėve, paraqet njė sprovė tė rėndėsisė sė veēantė: nė Arenėn MHP tė Ludwigsburgut, paraqitet ky sportist nga Rottweili kundėr Uwe Hück, kampionit tė dyfisht tė Evropės nė Thaiboks.

Ndonėse qėllimi humanitar ėshtė mbi tė gjitha, ky nuk do tė jet rast pėr tallje qė pėr tė dy sportistėt.

Nė njė konferencė pėr media qė u organizua paraprakisht Luan Krasniqi iu drejtua Hück duke i thėnė: “Ti deshe njė luftė serioze. Ndaj atė do ta kesh, vishu trashė”.

Edhe pėr mbėshtetje tė ēmueshme nė kėndin e ringut ėshtė pėrkujdesur nė veēanti. Derisa trajneri-mjeshtėr Ulli Wegner do tė jet nė anėn e Uwe Hück, Luan Krasniqi do tė mbėshtetet nga Firat Arslan, ish kamiopni botėror nė peshėn Cruise.

Kur nė ring paraqiten dy atlet tė formatit tė lartė, nuk mund tė pritet njė luftė formale edhe pse kundėrshtarėt, nė ring, janė partner pėr qėllim tė mirė humanitare. Edhe Uwe Hück nuk ka dyshim se se kėtė luftė e merr mėse seriozisht.: ”Zoti i dashur nuk mė ka krijuar tė gjuaj me topa pambuku”. „Ti asnjėherė nuk ke boksuar tamam”, i tha Krasniqi Hück-ut. Ai nė kėtė u pėrgjigj: “Unė jam bėrė i madh, i fortė, dhe i aftė sepse mua tė gjithė mė nėnqmojnė”.

Kundėrshtarin e vet, Luan Krasniqi nuk e nėnqmon me siguri, ndaj ai po bėn pėrgatitje tė nevojshme, i koncentruar dhe i angazhuar, sikurse tė bėhet fjlaė pėr njė shirti tė kampionit botėror. Dhe,nė fund, fitues tė kėtij organizimi, do tė jenė fėmijėt.

Me njė pjesė tė tė ardhurava qė do tė realizohen, Krasniqi do tė mbėshtes SOS-fshatin, kurse Hück, bėri tė ditur se themelimi i fondacionit tė tij pėr arsim ka pėrfunduar zyrtarisht. Ky funksioner nga Porsche dhe kryesues i FSV Buckenberg, planifikon qė nė Pforzheim tė ndėrtoj njė qendėr arsimore.

Biletat hyrėse pėr kėtė manifestim sportiv ofrohen prej 39 deri nė 500 Euro (me hyrje kah pjesa e VIP, me byfe ekskluzive dhe After-Show-Party). Biletat mund tė sigurohen nė tel.: (0711) 2555555, nė tė gjitha pikat e shitjes dhe nė Internet nė easyticket

 


zurück zu News